Larry Post, shqiptari i shërbimeve sekrete amerikane që jetoi 8 vjet në izolim

11:57
 
Share
 

Manage episode 195878409 series 1941143
By Discovered by Player FM and our community — copyright is owned by the publisher, not Player FM, and audio streamed directly from their servers.
Mediaere.al është një website që synon të përcjellë tek publiku informacion të saktë, të paanshëm dhe pa asnjë ndikim politik. Rreket të jetë një hapësirë ku gazetarët të mund të shkruajnë pa censurë lajmin, sikurse të jetë një mundësi për të gjithë reporterët e rinj të cilët synojnë botën e medias.
Por veç kësaj, mediaere.al synon të sjellë në tregun e medias në Shqipëri edhe disa prej formave inovative të medias, siç është edhe Podcast.
Në këtë kuadër, nisim sot serinë e një cikli podcast që synojnë të jenë një element i shtuar i medias për publikun shqiptar.
Podcast i parë, i dedikohet Llazar Papapostolit i njohur me pseudonimin Larry Post i cili kur u kthye në vitin 1944 në Shqipëri u akuzua për pjesëmarrje në organizatën terroriste fashiste të grupit të Monarkistëve, i cili kërkonte të rrëzonte Qeverinë dhe jetoi 8 vjet në izolim.
Larry Post ka qenë bashkënxënës në shkollën teknike, Harry Fultz me Mehmet Shehun, i cili e përndiqte atë edhe gjatë internimit në Shtyllas të Fierit, gjoja për të marrë shalqi në këtë fshat, por me syninim për të vendosur përmes tij një ndërlidhje me amerikanet.
Ish ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe ushtroi tortura të tmerrshme gjatë izolimit në birucë të Larry Post, duke e shtrënguar të pohonte se Enver Hoxha ishte agjent i amerikanëve.
1 of 3

1 episodes available.