Ja si ta ktheni energjinë negative në pozitive

6:31
 
Share
 
Manage episode 187355821 series 1080154
By Discovered by Player FM and our community — copyright is owned by the publisher, not Player FM, and audio streamed directly from their servers.
Energjia pozitive është një fjalë shumë e preferuar në mediat e gjuhës kineze. Në uebsajtet kineze, energjia pozitive simbolizon një lloj force ose emocioni të shëndetshëm, pozitiv, optimist. Kinezët e përshkruajnë "energjinë pozitive" për të gjithë njerëzit si një çështje që mund të na sjellë forcë, shpresë dhe shëndet. Në fakt, energjia pozitive vjen nga psikologjia pozitive, që i kushton vëmendje të madhe potencialeve pozitive të personit për përmirësimin e shëndetin psikologjik. Në këtë rubrikë, do të prezantojmë disa metoda praktike të shfrytëzimit të energjisë pozitive. 1. Imagjinoni që një gjë e rëndësishme e jetës suaj do të largohet nga ju. Njerëzit gjithmonë shpenzojnë shumë kohë duke u menduar për rastet e humbura, por harrojnë se ata kanë humbur shumë raste të vështira,por kanë provuar dhe disa të tjera të çmuara. Për shembull, nëse nuk do të ishe takuar me të dashurin tënd, nuk do të kishe njohur miqtë që ke, nëse nuk do të kishe vendin aktual të punës, si do të ishte jeta jote? Jeta jote mund të ishte e ndryshme, por duke e menduar ashtu siç është kjo mund t'ju sjellë ndikim pozitiv. Ju mund të ndjeni një kënaqësi të madhe për çdo gjë, që keni fituar në jetë. Prandaj, provoni të imagjinoni zhdukjen e gjërave të çmuara nga jeta juaj, pastaj do të dini të vlerësoni anët e çmuara të jetës. 2. Kujtoni kënaqësitë e vogla të përditshme Në fund të një dite, mund të shpenzoni disa minuta për të kujtuar 3 gjëra të gëzueshme që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Mund të jenë 3 gjëra shumë të vogla, por që ju sjellin gëzime të mëdha. Mund të mendoni edhe arsyet përse ju kanë ndodhur këto gjëra. Në një studim, personat që kishin bërë me këmbëngulje këtë lloj ushtrimi janë ndjerë të lumtur dhe të pa rrezikuar nga depresioni. 3.Shprehja e mirënjohjes Mirënjohja është një lloj sjelljeje me energji pozitive të plotë, që mund të na ndihmojë të kuptojmë rëndësinë e gjërave që kemi. Shprehni mirënjohjen ndaj njerëzve që ju kanë ndihmuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjëra shumë të vogla dhe të thjeshta. Mirënjohja ndaj të tjerëve do të kenë efekte të shpejta të energjisë pozitive. Sipas të dhënave statistikore, stërvitja e mirënjohjes mund ta ngrejë lumturinë me 25% më shumë. Në një provë tjetër, është zbuluar se shkruarja e 3 letrave falenderimi ndaj të tjerëve brenda 3 javësh mund të ngrejë nivelin e kënaqësisë në jetën tuaj. 4. Shpenzoni para për të tjerët Paraja mund të na sjellë gëzim, nëse e kemi shpenzuar siç duhet. Metoda më e thjeshtë është shpenzimi i parave për të tjerët. Përse kjo na sjell gëzim? Së pari, dhënia e parave në ndihmë të dikujt që ka nevojë na sjell edhe neve vetë një ndjesi të mirë, duke na bërë përgjegjës për gjendjen e personit që i kemi dhuruar paratë. Së dyti, shpenzimi i parave për të tjerët mund të krijojë më vonë marrëdhënie shoqërore dhe familjare më të mira. Personat që kanë marrëdhënie të mira, ndiejnë më shumë gëzim dhe janë të lumtur. Prandaj, blini dhurata për miqtë ose ftojini për një drekë ose darkë. Në këtë mënyrë ju do të ndjeheni mire shpirtërisht dhe dalja me miqtë apo festat e ndryshme do tju ngrenë humorin. 5.Renditja e dëshirave I mbani mend dëshirat tuaja të fëmijërisë? Në atë kohë, ëndërronit një dhuratë për ditëlindje; të ftoheshit në ndonjë festë apo aktivitet. Psikologjia e lumturisë, shpresa ose ndjesia e pritjes është një lloj emocioni pozitiv shumë i fortë, që mund të na sjellë emocione të forta lumturie të ngjashme me kujtimet e lumturisë. Do t'ju bënte mirë të renditni ëndrrat tuaja dhe prisni ndryshimin pozitiv çdo ditë, pavarësisht se ëndrrat janë të thjeshta. 6.Shfaqja e aftësive më të mira tuajat Duhet të merreni me punën që dini të bëni më mirë. Kur merreni me gjëra që i keni pasion do të keni një ndjesi të mirë dhe do të ndjeheni gjithashtu të realizuar dhe krenarë për atë që bëni. Mund të bëhet fjalë për aftësi në fushën shoqërore, në sporte, teknologji, art, muzikë etj. Por ju mund të jeni i zoti edhe për të treguar anekdota, për të pastruar shtëpinë, për të punuar në kopësht. Çdo ditë, shpenzoni pak kohë për të shfrytëzuar talentin tuaj në një fushë. Kjo të bën të ndjehesh mirë. 7.Mbroni ëndrrat tuaja Nëse jeni tip ëndërrimtar më shumë se sa aktiv, ky është një sugjerim i përshtatshëm për ju. Duhet të gjeni kohë për ëndrrat tuaja. Nga mëngjesi deri në mbrëmje ju duhet të gjeni kohë të ëndërroni, të largoheni sadopak nga realiteti. Disa persona e kritikojnë këtë mënyrë, por nëse ëndrrat ju japin ndjenja pozitive dhe kanë efekte tek ju ato mund të jenë të favorshme dhe të shëndetshme. Psikologët këshillojnë që ëndërrimi është mjaft pozitiv për të rritur nivelin e lumturisë tek ne. Gjatë studimit të këtij procesi, studiuesit kanë vërtetuar se njerëzit që kujtojnë rezultatet e arritura dhe eksperiencat e suksesshme, jetojnë në harmoni me të tjerët dhe sigurisht me veten. Në jetën e përditëshme mund të na shqetësojnë shumë gjëra, apo kujtime jo të bukura e përvoja negative, por duhet të mendojmë për gëzimet, ëndrrat dhe të jetojmë pozitivisht. Të dashur miq, mbyllini sytë gjatë kohës suaj të lirë dhe ëndërroni disa momente gjatë ditës. Kjo mënyrë do t'ju dhurojë gëzim dhe do t'ju japë forcë. Kjo është energjia pozitive që ju propozuam për të cilën të gjithë kemi aq shumë nevojë për të përballuar sfidat e jetës.

217 episodes available. A new episode about every 3 days averaging 6 mins duration .