Parandalimi i duhanpirjes te moshat e reja

6:07
 
Share
 
Manage episode 180916485 series 1080154
By Discovered by Player FM and our community — copyright is owned by the publisher, not Player FM, and audio streamed directly from their servers.
31 maji ishte "Dita botërore pa duhan". Tema e sivjetme e kësaj dite ishte "Duhani, kërcënim për zhvillimin". Edhe në Kinë u zhvilluan një sërë aktivitetesh me temën "Pa duhan, shëndet dhe zhvillim". Deri tani, në mbi 10 metropole kineze si Pekini, Shangai, Hanzhou, Shenzheni etj, është miratuar ligji i ndalimit të duhanit në mjediset e mbyllura, duke luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e duhanit. Specialistët janë të mendimit se është me rëndësi të madhe ndalimi i duhanpirjes te moshat e reja. Të rinjtë dhe të rejat duhet të edukohen me parandalimin e duhanit, thonë ata, me synim rritjen e një brezi të ri të shëndetshëm dhe pa duhan. Kina është vendi më i madh i prodhimit dhe konsumit të duhanit, ku numri i duhanpirësve arrin në 300 milionë. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se gjysma e meshkujve në Kinë janë duhanpirës. Vëllimi i përgjithshëm i duhanit të konsumuar në Kinë zë 44% të vëllimit të përgjithshëm të duhanit në botë. Ja si shprehet për radion një duhanpirës kinez: "Çdo ditë, pi më shumë se një paketë duhani. Kam varësi nga duhanpirja. Nëse do të mundem të heq dorë nga kjo varësi, sigurisht që nuk do të pi më duhan. E nisa prijen e duhanit që në universitet, pasi dhe shumë student të tjerë e pinin" shprehet ai. Madje ai shton se : "Ka raste që e kontrolloj pirjen e duhanit dhe nuk pi fare gjatë ditës. Por kur konsumoj alkool nis të pi dhe duhan " Dëmet e duhanit përbëjnë një ndër problemet më serioze të shëndetit publik në botë. Sipas studimeve mjekësore, duhanpirja mund të shkaktojë sëmundjet kadiovaskulare, kancerin, sëmundjet kronike të mushkërisë kronike etj, duke u renditur si sëmundja e 2-të e vdekshmërisë globale, pas hipertensionit. Kryetari i Shoqatës së Parandalimit të Duhanit, specialisti i njohur i sëmundjeve kardiovaskulare Hu Dayi paralajmëron se dëmet e duhanit ndaj shëndetit e kalojnë imagjinatën. Sipas tij ndër mënyrat më të pashëndetshme të jetesës, duhanpirja renditet në vendin e parë. "Duhani përbën armikun e pare ndaj shëndetit në Kinë. Kinezët që kanë vdekur për shkak të infarktit të papritur miokardiak dhe kardiak janë në moshë gjithnjë e më të re. Duhanprirja renditet në shkaktarin kryesor të këtyre sëmundjeve. Përveç kësaj, Organizata Botërore e SHëndetësisë thekson se Kina është një vend me apopleksi shumë të përhapur. Në të kaluarën, njihnim vetëm rrezikun e hipertensionit. Vitet e fundit, kemi njohur rrezikun e fibrilimit artreial. Duhanpirja ka shtuar në mënyrë të dukshme rrezikun e apopleksisë. Parandalimi i duhanpirjes është shumë I rëndësishëm për shëndetin e kinezëve." Në vitin 2003, Kina nënshkroi "Marrëveshjen -Kornizë të Parandalimit të Duhanit" të OBSH-së, e cila hyri në fuqi zyrtarisht në vitin 2006. Vitet e fundit, kinezët janë ndërgjegjësuar më shumë lidhur me dëmet e duhanit dhe janë shtuar fushatat për parandalimin e tij. Deri tani, në mbi 10 qytete kineze si Pekin, Shangai, Hangzhou, Shenzhen etj, janë hartuar ligjet për ndalimin e pirjes së duhanit. Gjatë një viti pas zbatimit të ligjeve për ndalimin e duhanpirjes në mjediset publike në Pekin, pirja e duhanit ra nga 23.1% deri në 6.7% në restorante, spitale, stacionet e autobusit etj. Kjo tregon efektet e dukshme të ndalimit të duhanpirjes. Zv-drejtorja e Qendrës së Studimit të Zhvillimit të Shëndetit, Wu Yiqun u shpreh se: "Kemi bërë përpjekje për kontrollin e duhanpirjes dhe kemi patur arritje të rëndësishme. Për shembull, në qytetet e mëdha si Shangai, Pekini, Shenzheni etj, janë hartuar ligje dhe rregullore për ndalimin e duhanpirjes në vendet e punës, vendet publike, mjetet e transportit etj. Në këto rajone, nuk përcaktohet ambienti i veçantë i duhanpirjes. Sipas rregullave përkatëse, në disa rajone të veçanta publike ndonëse në mjedise të hapura është ndaluar duhanpirja. Përveç kësaj, kemi modifikuar Ligjin e Reklamës, sipas të cilit reklamat e duhanit janë kufizuar në mënyrë të dukshme . Këto janë disa nga rezultatet e rëndësishme të arritura." Specialistët bëjnë thirrje se duhet të zhvillohen fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e duhanit te të rinjtë. Nëpër shkolla mësuesit duhet ti njohin nxënësit me dëmet e duhanit konkretisht, në mënyrë që të ulet duhanpirja në radhët e tyre dhe të nxiten për një jetë të shëndetëshme. "Prandalimi i duhanit duhet të nisë që nga duhanpirësit e rinj, ku përfshihen studentët, si dhe nxënësit e shkollës së mesme. Deri në vitin 2030, këta të rinj të do jetë të rritur dhe do të jenë të ndërgjegjësuar për dëmet e duhanit. Ndaj shpresojmë se ata nuk do të jenë duhanpirës, pasi që në shkollë janpë njohur me dëmet që shkakton duhani." Specialistët sugjerojnë hartimin e rregullave të reja për parandalimin e duhanpirjes në të gjitha rajone publike të Kinës, meqenëse parandalimi i duhanpirjes luan rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë, pakësimin e sëmundjeve kronike dhe realizimin e objektivit të Kinës së shëndetshme të vitit 2030. (Xu Guang)

235 episodes available. A new episode about every 3 days averaging 6 mins duration .