Content provided by Burra Luftetare - EMAW Albania. All podcast content including episodes, graphics, and podcast descriptions are uploaded and provided directly by Burra Luftetare - EMAW Albania or their podcast platform partner. If you believe someone is using your copyrighted work without your permission, you can follow the process outlined here https://player.fm/legal.
Player FM - Podcast App Go offline with the Player FM app!
How do we build an inclusive world? Hear intimate and in-depth conversations with changemakers on disability rights, youth mental health advocacy, prison reform, grassroots activism, and more. First-hand stories about activism, change, and courage from people who are changing the world: from how a teen mom became the Planned Parenthood CEO, to NBA player Kevin Love on mental health in professional sports, to Beetlejuice actress Geena Davis on Hollywood’s role in women’s rights. All About Change is hosted by Jay Ruderman, whose life’s work is seeking social justice and inclusion for people with disabilities worldwide. Join Jay as he interviews iconic guests who have gone through adversity and harnessed their experiences to better the world. This show ultimately offers the message of hope that we need to keep going. All About Change is a production of the Ruderman Family Foundation. Listen and subscribe to All About Change wherever you get podcasts. https://allaboutchangepodcast.com/
Content provided by Burra Luftetare - EMAW Albania. All podcast content including episodes, graphics, and podcast descriptions are uploaded and provided directly by Burra Luftetare - EMAW Albania or their podcast platform partner. If you believe someone is using your copyrighted work without your permission, you can follow the process outlined here https://player.fm/legal.
Programi “Ngritja e kampioneve” lindi si nje pyetje nga një vëlla i krishterë, që pa nevojën specifike për adresimin e çështjeve të burrave. Ky program është një mënyrë për t’i ndihmuar burrat të gjejnë drejtimin në jetë, të jetojnë rolin unik që u është dhënë si burra dhe të sfidohen të arrijnë jetë të tjera përtej vetes së tyre. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.
Content provided by Burra Luftetare - EMAW Albania. All podcast content including episodes, graphics, and podcast descriptions are uploaded and provided directly by Burra Luftetare - EMAW Albania or their podcast platform partner. If you believe someone is using your copyrighted work without your permission, you can follow the process outlined here https://player.fm/legal.
Programi “Ngritja e kampioneve” lindi si nje pyetje nga një vëlla i krishterë, që pa nevojën specifike për adresimin e çështjeve të burrave. Ky program është një mënyrë për t’i ndihmuar burrat të gjejnë drejtimin në jetë, të jetojnë rolin unik që u është dhënë si burra dhe të sfidohen të arrijnë jetë të tjera përtej vetes së tyre. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.
Duket sikur, sa herë që flasim se si divorci ndikon tek fëmijët, ka shumë gjasa që të deklarohet një nga dy pozicionet. Nga njëra anë janë ata që besojnë se, kur prindërit divorcohen, ndikimi tek fëmijët është shumë domethënës. Statistikat tregojnë një rritje të shkallës së krimit, përqindje më të lartë të varësive dhe një shthurje morale më të lartë. Sidoqoftë, ana tjetër, që është më e përkrahur, beson se, kur prindërit divorcohen, ajo që ndodh me fëmijët, është e përkohshme. Fëmijët rimëkëmben shpejt dhe plotësisht, veçanërisht nëse nuk ka shumë debate midis prindërve. Disa fëmijë kanë probleme, por pjesa më e madhe e përballon mirë. Cila pikpamje është e vërtetë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Një ditë, Brent u kthye nga shkolla dhe mësoi se babai e kishte lënë mamanë, për një kolege të punës. Ai u ndje i humbur. E donte shumë të atin dhe tani që ai ishte larguar, Brent ndihej thellësisht i lënduar. Por gjërat u bënë më keq, pasi i ati u nda dhe me kolegen e punës dhe filloi të shkonte sa tek një grua, tek një tjetër. Ai nuk u stabilizua kurrë, deri sa vdiq nga sifilizi, në moshën 58 vjeçare. Brent nuk shkoi në funeral dhe nuk i lejoi as gruan dhe as fëmijët e tij të shkonin. Jezusi tha tek Marku 11, vargu 25: “ Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.” Por a duhej ta falte Brent babanë e tij? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Tony kaloi shumë bukur në festimin e përvjetorit të 50 të martesës së vjehrrit dhe vjehrrës së tij. Fëmijët, nipërit dhe mbesat, të afërmit dhe miqtë, po prisnin të gjthë që, vjehrri dhe vjehrra të hynin në sallë. Fotot dhe historitë sollën shumë të qeshura dhe lumturi, gjatë gjithë mbrëmjes. Kur ata u kthyen në shtëpi, gruaja e pyeti Tony-n se përse kishte qenë i heshtur gjatë festës. Ai i tha se ishte thjesht i lodhur, por në fakt, ishte i trishtuar dhe e kishte të vështirë ta fshihte këtë trishtim. Ai vazhdimisht po mendonte se, për shkak të divorcit, prindërit e tij nuk do ta festonin kurrë 50 vjetorin e martesës. Ai nuk e imagjinonte dot se si nuk do të mund të festonte asgjë me motrat dhe vëllezërit e tij, ngaqë disa kishin mbajtur anën e mamasë, e disa anën e babait. Por Tony ishte i sigurt se kjo ndjesi do të kalonte, pas një gjumi të mirë. A kishte të drejtë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Xhoni festoi 35 vjetorin e martesës së prindërve të tij me familjen dhe miqtë. Gjashtë muaj më vonë, i ra telefoni. Ishte maja e tij. “Si je mama? Kjo është surprizë! Mendoja se nuk do të flisnim, deri fundjavën tjetër. Ç’kemi? Ai dëgjoi: “Si je Xhon?”, pastaj një heshtje e gjatë. “Mama, je mirë?” Më në fund, mamaja i tha: “Mbaroi!” Ai ishte i hutuar. “Çfarë mbaroi? Çfarë po thua?” “Xhon, më vjen keq që po ta them këtë, por ti je më i madhi, kështu që mendova se duhet ta dije i pari. Unë dhe babai yt po ndahemi!” Folën edhe më gjatë, por Xhoni mban mend vetëm kaq. Bota e tij ndryshoi rrënjësisht. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Ndërsa parkoi para shtëpisë së ish-gruas së tij, Xhosh mendoi se sa e urrente momentin kur fëmijët e tij, duhej të ktheheshin tek mamaja e tyre. Fëmijët e përqafuan Xhoshin dhe vrapuan drejt derës. Ai pa ish-gruan e tij që i përqafoi dhe hynë në shtëpi. Kur po kthehej, Xhoshi po mendonte se si ndodhi divorci. Ai mendoi: “ Si ka mundësi që unë u betova se fëmijëve të mi nuk do t’u ndodhte ajo që më kishte ndodhur mua e përsëri, firmosa letrat e divorcit pa asnjë kundërshtim. Mua më vinte keq kur shkoja sa tek shtëpia e nënës dhe sa tek shtëpia e babait dhe tani, fëmijët e mi po bëjnë të njëjtën gjë. Si ndodhi kështu?” Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Samueli ishte gjithmonë në kishë. Atij i pëlqente të ndihmonte në çdo mënyrë që mundte. Dikush duhej të rregullonte karriget? Samueli ishte aty. Dikush duhej të çonte të rinjtë në takim? Samueli dilte vullnetar i pari. Të dielën, Samueli ndihmonte në të dyja shërbesat. Drejtuesit e donin Samuelin, sepse ai ishte i përulur dhe ishte i gatshëm për të shërbyer. Shefat e Samuelit në punë, e vlerësonin shumë zemrën e tij prej shërbyesi. Ai punonte shumë dhe ndihmonte të tjerët. Ai ishte punonjësi ideal në punë dhe në kishë. Sidoqoftë, kishte diçka që e shtynte Samuelin të shërbente aq shumë, që ai nuk e kuptonte. Ç’mund të ishte? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Imagjinoni sikur jeni 5 vjeç dhe keni shkuar me mamanë në treg. Ka shumë njerëz dhe ju shtrëngoni fort dorën e saj. Papritur, një shenjë me shumë ngjyra ju tërheq vëmendjen. Ju lëshoni dorën e mamasë dhe shkoni atje dhe, kur ktheni kokën, mamaja ka lëvizur dhe ju nuk arrini ta shihni. Ju ngrini në vend dhe tmerroheni që jeni ndarë prej saj. Thërrisni me të madhe: “Mami, mami!” dhe sekondat ju duken si orë të gjata. Lotët ju rrjedhin, deri sa ndjeni krahët e saj që ju përqafojnë. Kjo histori përshkruan një 5 vjeçar, por mund t’ju ndodhë, edhe kur jeni një burrë 45 vjeç. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Gjatë sondazheve të bërë në kulturën perëndimore në lidhje me frikën, dy ishin përgjigjet më të shpeshta. Njëra ishte frika e të folurit në publik dhe kjo, është në krye të listës së frikërave. Gjithmonë ka diçka frikësuese, kur del para njerëzve për të folur, pavarësisht se sa i madh është grupi i njerëzve. Frika tjetër e zakonshme, është frika nga dentisti dhe ndoshta, këtu ndikon faktori dhimbje. Sidoqoftë, ka edhe një frikë që nuk shfaqet nëpër lista dhe ajo ndikon tek një grup i caktuar njerëzish. Kjo frikë i pengon njerëzit të thonë, apo të bëjnë, atë që duhet. Ndonjëherë, edhe të thonë, apo të bëjnë, atë që nuk duhet. Cili është ky grup? Të rriturit, me prindër të divorcuar. Dhe cila është kjo frikë? Frika nga konflikti. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
A keni parë një aktor, apo aktore, të bëjnë një intervistë në shtëpinë e tyre? Ata duken sikur janë persona krejt të ndryshëm, nga sa shfaqen në rolet që luajnë. Këtë bën një aktor i mirë, apo aktore e mirë - ata bëhen dikush tjetër. Ndonjëherë, marrin edhe çmime, nëse luajnë bukur. Por ka edhe disa persona të tjerë, që ndryshojnë dhe bëhen dikush tjetër. Ju nuk e dini emrin e tyre. Ata nuk marrin çmime. Loja e tyre nuk bëhet për argëtim. Dhe zakonisht, kjo bëhet për dy arsye: për të mbrojtur veten e tyre dhe për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur. Këta aktorë, janë njerëzit me prindër të divorcuar dhe njerëzit që ata duan, janë nënat dhe baballarët e tyre. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Zyra dukej si çdo zyrë tjetër, por i ulur në qoshe, ishte Majku. Normalisht, ai ishte një njeri i lumtur, që i buzëqeshte kujtdo dhe ishte gjithmonë inkurajues për të tjerët. Por sot, nuk kishte gëzim. Majku vazhdonte të pyeste veten: “ Çfarë bëj unë këtu? Pse më doli situata nga duart? Si u kthye në urrejtje, dashuria që unë dhe Kejsi kishim për njëri-tjetrin?” Asistentja e zyrës tregoi nga dera dhe tha: “Mund të hyni tani.” Majku u drejtua nga dhoma, duke e ditur se, kur të mbaronte, ai do të bashkohej me babanë dhe gjyshin e tij, në radhën e burrave të divorcuar. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Shumë prej nesh, kanë një vlerësim të natyrshëm për veprat e bukura. Qoftë një makinë klasike e ruajtur mirë, një punim në dru, apo një ndërtesë që pasqyron një projektim arkitekturor kompleks, veprat e bukura gjithmonë tërheqin vëmendjen tonë. Sidoqoftë, pavarësisht se sa të mahnitshme janë ato që krijon njeriu, Bibla thotë se ju dhe unë, jemi vepra të Perëndisë, të krijuara në mënyrë unike, nga Ai që krijoi universin. Por për ata që janë në Krishtin, të qenit një vepër e Perëndisë, është diçka edhe më e veçantë. Pse? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Sot, do të doja ta filloja me një pyetje: Cila është kombësia juaj? Qytetarë të cilit shtet jeni? Nëse keni udhëtuar në një vend tjetër, kur keni mbërritur në kufi, dikush ju ka pyetur për qytetarinë, apo shtetësinë tuaj. Pastaj, keni paraqitur provën që vërteton shtetësinë tuaj, që zakonisht është pashaporta. Por pashaporta gjithashtu, përfaqëson ligjet, rregullat, zakonet dhe gjithçka tjetër që i përket vendit tuaj. Në disa raste, në vende të ndryshëm, ju mund të jeni të dyshimtë. Por, po sikur të jeni qytetarë të qiellit? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
A keni vënë re se të gjithëve u pëlqen të marrin gjëra të reja? Qofshin këto këpucë, ndonjë mjet i ri, kompjuter i ri, makinë e re, apo shtëpi e re, ne shpresojmë që ‘e re’ do të thotë një gjë më e mirë - më pak avari, më shumë përfitime, apo diçka që na ndihmon t’i bëjmë gjërat më shpejt dhe më me efikasitet. Ndonjëherë, e reja mund të jetë e frikshme. Një punë e re apo një marrëdhënie e re, mund të sjellin shpresë për të ardhmen, por na bëjnë nervozë për momentin. Por, a keni dëshiruar ndonjëherë të filloni një jetë të re? Pa njollat dhe gabimet e së kaluarës? Pa fjalët lënduese të së kaluarës? Pa varësitë dhe zakonet e këqinj? Të zëvendësoni shqetësimin me gëzim? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
A e dini se ende ka njerëz që besojnë se toka është e sheshtë? Nuk po bëj shaka. Ata mendojnë se shkenca dhe qeveria, i kanë mashtruar. Ndërsa shumica e njerëzve, në të kaluarën dhe në të tashmen, besojnë se toka është e rrumbullakët, ata që besojnë se është e sheshtë, nuk e ndryshojnë pikpamjen e tyre. Prej shekujsh, kjo ishte e vërtetë edhe për njerëzit që besonin se toka ishte qendra e universit. Një njeri me emrin Ptoleme, zbuloi se toka rrotullohet rreth diellit. Verifikime të mëvonshëm shkencorë mbi këtë çështje, sollën një ndryshim të madh në mënyrën se si njerëzit e përceptonin botën. Një ndryshim i madh në proçesin e të menduarit, është quajtur ndryshim paradigmë ose ndryshim modeli. Ptolemeu solli një ndryshim të tillë, të madh. Por a e dini se kush ka shkaktuar ndyshimin paradigmë më të madh? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Dua të mendoni për një çast për fëmijërinë. A e keni luajtur një lojë që quhet: “Ndiq drejtuesin”? Nëse jo, rregullat ishin të thjeshtë. Zgjidhej një drejtues dhe të gjithë fëmijët e tjerë, viheshin në rresht dhe ndiqnin drejtuesin. Qëllimi i lojës ishte të ndiqnim drejtuesin dhe të imitonim çdo gjë që bënte ai. Për shembull, nëse drejtuesi kthehej majtas, të gjithë në rresht, do të ktheheshin majtas, kur arrinin në pikën ku ishte drejtuesi. Nëse drejtuesi kërcente me një këmbë, të gjithë do të kërcenin me një këmbë. Nëse nuk e ndiqnit drejtuesin dhe nuk bënit saktësisht atë që bënte ai, dilnit jashtë loje. Ishte një lojë shumë gazmore, por ndoshta, ju po pyesni: “Ç’lidhje ka kjo me programin e sotëm? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
A keni thënë, apo bërë ndonjëherë diçka për të cilën jeni penduar? Nëse merrni frymë, përgjigja ndoshta është PO. Ne do të pendohemi për diçka dhe kjo gjë, përfshin edhe njerëzit në Bibël. U habitët? Një shembull është Apostulli Pal, që ka shkruar pjesën më të madhe të Testamentit të ri. Ja se çfarë shkroi ai tek Galatasve kapitulli 1, vargu 13: “ Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja. ” Këto fjalë përshkruajnë jetën e Palit, para takimit të tij personal me Jezus Krishtin e ringjallur. Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 9, Jezusi përgjithmonë dhe rrënjësisht, ndryshoi jetën e Palit. Por si u përball Pali me kujtimet e gjërave të tmerrshme që kishte bërë, kur persekutonte ndjekësit e Krishtit? Si mund të përballemi ne, me kujtimet e veprimeve mëkatarë, apo me lëndimet nga e kaluara? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Ajo u bë një drekë e veçantë dhe një ditë e veçantë. Michael po hante në një restorant me një mik dhe kishte mundësinë të ndante për Jezus Krishtin, se si Ai vdiq në kryq për të dhe se si, duke u penduar për mëkatet e tij dhe duke e vënë besimin e tij tek Jezusi, mëkatet e tij mund të faleshin. Ajo që Michael nuk dinte, ishte se burri në tryezën pranë tyre, e kishte dëgjuar bisedën dhe kur po largohej, ai e prezantoi veten si të krishterë, që ishte duke u rimëkëmbur nga problemi me alkoolin. Michael tha: “Gëzohem që të njoh. Unë jam Mike, një fëmijë i Perëndisë.” Pastaj, Mike e pyeti burrin: “A do të doje që të ishte një i alkoolizuar që po rimëkëmbet, apo një fëmijë i Perëndisë?” Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Në Ngritja e Kampionëve, ne shpesh flasim për Krishtin si Zotin tonë. Për të krishterët e parë, dorëzimi i jetës së tyre nën Zotërimin e Krishtit, ishte një vendim jetëndryshues. Sidoqoftë, ata e kuptonin konceptin e Zotërimit: Të kesh dikë që ka fuqi me jetën tënde. Gjatë kohës së Jezusit, Çezari e kishte deklaruar veten e tij zot. Në fakt, një përshëndetje e zakonshme, ishte: “Çezari është zot”. Çezari kërkonte përkushtim të plotë ndaj tij dhe Romës... ose ndryshe i priste vdekja. Por në shoqërinë e sotme, ku shumica e botës ka, liri të limituara, ne tentojmë të kemi një pavarësi të mendjes. Ne marrim vendimet tanë, në kohën tonë dhe sipas dëshirave tona. Por nëse është kështu, kush është vërtet, Zot i jetës sonë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Semit i rrodhën lotët. Ai më në fund, pranoi se ishte i falur. Perëndia e kishte falur atë. Njëzetë vite më parë, Sam dhe shokët e tij të shkollës, hynë në një dyqan dhe vodhën paratë. Kur po dilnin, u doli përpara roja i dyqanit. Ata i zuri paniku, e goditën atë, u përpoqën të largoheshin me vrap, por u ndeshën përballë me policinë, që roja e kishte lajmëruar. Ata u arrestuan dhe kaluan kohë në burg. Për Sam-in, vjedhja dhe burgu ishin gjëra të këqija, por lëndimi i rojës, ishte ajo gjë që i rrinte vazhdimisht në mendje, madje ndonjëherë edhe në ëndërr. Sidoqoftë, vite më vonë, kjo ndryshoi, kur një koleg i krishterë i foli për Perëndinë dhe se si, përmes Birit të Tij, Jezus Krishtit, Perëndia ofron falje për të gjithë mëkatet e Sam-it. Sam pranoi Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e tij dhe u bë një njeri i ri, me Krishtin si Zot të tij. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Kur ju dëgjoni fjalën “i krishterë”, çfarë mendimesh ju vijnë në mendje? Gra të moshuara që shërbejnë në kishë? Njerëz që janë kundër çdo gjëje gazmore? Ndoshta mendoni për Billy Graham ose për Nënë Terezën. Ndoshta të krishterët, janë të afërmit, apo kolegët që gjithmonë, flasin për Jezusin dhe atë që Ai ka bërë për ta dhe se si edhe ju, keni nevojë ta keni Atë, në jetën tuaj. Ndoshta ka qenë një pastor i krishterë, që ju ka vizituar, kur ishit në spital. Apo një i krishterë që ju ka dënuar, për diçka që keni bërë. Ne të gjithë, kemi përvojat tona me njerëz që deklarojnë se janë të krishterë, por si duhet të jetë një i krishterë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Dy burra ishin ulur në tavolinë. Njëri e mbante kokën ulur. Më në fund, burri i brengosur tha: “ Çdo natë, unë shoh pornografi. E di se është gabim, por nuk gjej dot fuqinë për t’u ndalur. Jam lutur dhe i kam thirrur Perëndisë. I di vargjet që thonë se është diçka e gabuar. Ndihem i turpëruar dhe pyes veten, nëse jam vërtet i krishterë, apo jo. Po të isha në vend të Perëndisë, nuk do ta doja dhe nuk do ta pranoja veten time.” Miqtë e mi, a ndiheni kështu ndonjëherë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
“Tiny” ishte 1 e 90 i gjatë dhe peshonte 128 kg. “Më pëlqen ushqimi”- thoshte ai. “Nuk dua të agjëroj, asnjëherë!” “Tiny” ishte pjesë e një grupi prej 4 personash, studentë kolegji, që po luftonin me përdorimin e pornografisë. Ata u zotuan së bashku, se nuk do të shihnin më pornografi, por gjithashtu, ranë dakord se, nëse ndonjë prej tyre do të binte, asnjë nuk do të hante ushqim për 24 orë. “Tiny” ra dakord me këtë zotim, por fjalët e tij të fundit, ishin: “Do ta bëj. Por, nëse ndonjë nga ju e prish marrëveshjen, do t’ia shtyp kokën!” (qesh) Po sikur të ishit ju, njëri prej këtyre djemve? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Majku ishte ulur në tryezën e tij të punës, kur filloi rutinën ditore. Sekretarja hyri në zyrën e tij dhe i bëri të njëjtën pyetje: “Hej, bukurosh, kur do të hamë drekë bashkë?” Dreka ishte gjëja e fundit që i shkonte në mendje. Siç i kishte thënë dhe më parë, Majku iu përgjigj: “Asnjëherë. Jam i lumtur në martesë dhe kam dy vajza të bukura.” “E di,”- i tha ajo dhe u largua ngadalë, që Majku të shihte të gjitha format e trupit të saj. Majku kishte një histori të gjatë me përdorimin e pronografisë dhe gjithmonë tundohej prej saj. Një ditë, ajo filloi ritualin e përditshëm, por këtë herë, nga goja e Majkut dolën fjalë që as ai vetë nuk i priste. Çfarë fjalësh tha? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Ngritja e kampionëve është një program i dizenjuar nga burrat, për burrat dhe një nga gjërat që ne nuk bëjmë, është se nuk shmnagim çështjet e vështira. Sot do të vazhdojmë me serinë: Burrat dhe pornografia dhe do të bëjmë një bisedë biblike mbi vetëkënaqjen. Kjo është një temë e ndjeshme për disa dhe ne duam të sigurohemi që prindërit të largojnë fëmijët, në mënyrë që ata të mos e dëgjojnë këtë bisedë. Ne i shmangim termat e drejtpërdrejtë seksuale, por gjatë këtij diskutimi, fëmijët mund të ngrenë pyetje, të cilavë prindërit nuk janë gati t’u përgjigjen. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Në programin tonë të fundit, diskutuam se si, edhe pse nuk e kuptojnë, pornografia plotëson një nevojë që burrat kanë në jetën e tyre. Lajmi i keq është aë ajo, shtiret sikur plotëson nevojat e tyre. Lajmi më i keq është se ajo, e pengon Perëndinë të plotësojë nevojat tuaja, për shembull, nevojën për një strehë të sigurt, nevojën për respekt dhe nevojën për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme. Por lajmi i mirë, në fakt lajmi i mrekullueshëm është se me Perëndinë, të gjitha gjërat janë të mundura. Dëshira për të përdorur pornografinë, mund të mposhtet. Dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Bobi kishte qenë në shërbesë për pak vite, kur një burrë i vjetër, i perëndishëm, shkoi për vizitë. Në fund të vaktit, burri e pyeti Bobin, nëse kishte ndonjë zonë të jetës së tij, që ai duhej ta ndryshonte. Pa shumë dëshirë, Bobi u përgjigj: “ Dua të di, përse ende vazhdoj të shoh pornografi. E di se është gabim, por dëshira nuk më largohet.” Burri i vjetër iu përgjigj : “ Herën tjetër që të tundohesh, bëj këto dy gjëra: kërkoji Frymës së shenjtë se cila nevojë e jotja, po plotësohet nga pornografia?” “Nevojë ?” Mendoi Bobi. “ Pornografia po plotëson një nevojë ? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Programi ynë i fundit, ishte pjesa e parë, nga dy pjesët e diskutimit mbi luftën frymërore. Folën për Satanin, kush është ai, si dëshiron të na mposhtë dhe se si ai, di saktësisht si mund të na tundojë në fushën e epshit dhe pornografisë. Mësuam se cdo tundim, është krijuar për secilin nga ne, individualisht. Vazhdimisht diskutuam edhe mbi nevojën që kemi, për të veshur armaturën e plotë të Perëndisë, për të mbrojtur veten nga sulmet dhe tundimet e Satanit. Por ka disa gjëra që ne mund t’i bëjmë, ose mund të mos i bëjmë, të cilat na bëjnë të prekshëm ndaj tundimit. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Një ditë, Semi vuri re kopertinën e një libri romantik që po lexonte e shoqja. Gruaja në kopertinë ishte seksi dhe dukej sikur po e shihte në sy. Ai hapi librin në një faqe dhe ndodhi që aty, përshkruhej një skenë seksuale mes kësaj gruaje dhe një mashkulli muskuloz. Semi ngeci aty dhe nga kjo, lexoi të gjithë librin, madje edhe cdo novelë romantike që e shoqja lexonte më pas. Kjo ndodhi 10 vite më parë. Ai donte të ndalte, sepse si i krishterë, e dinte se epshi ishte dicka e gabuar. Por, kur shihte librin tjetër, ai ndjente luftën që bëhej brenda tij, midis ndjekjes së Krishtit dhe epshit për gratë në ata libra. A ishte Semi thjesht i dobët, apo ishte në një betejë frymërore. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Poli shërbente në kishë, duke u uruar mirëseardhjen vizitorëve. Ai gjithmonë buzëqeshte. Ishte një njeri i lumtur, që e donte gruan, fëmijët e tij dhe Zotin e tij, por kishte një problem. Ndërsa ishte duke bërë një punë, papritur atij i vinte në mendje imazhi nudo i një femre. Edhe pse Poli nuk kishte parë më pornografi, pak kohë pasi u bë i krishterë, ai nuk mund t’i ndalte dot këta imazhe që i vinin në mendje. Ai ndihej i mposhtur, i turpëruar dhe i pashpresë se gjërat do të ndryshonin ndonjëherë. Por a është e vërtetë kjo? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Nëse do të thosha se, si burra, ju jeni qenie seksuale, a do të habiteshit? Ndoshta jo. Shumica nga ne e dinë këtë, që kur kanë qenë djem të rinj. Dhe mendoj se, edhe nëse ndonjë grua është duke na dëgjuar, as ajo nuk do të habitej. Por, po sikur të thosha se Perëndia na krijoi si qenie seksuale? Kur e vë fjalën “Perëndi” dhe fjalën “seks” në një fjali, a ndiheni në siklet? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Dera kryesore në shtëpinë e Oliverit, u hap dhe u mbyll. Në panik, Oliveri mbylli disa faqe në kompjuter. “Ajo nuk do të vinte në shtëpi për katër orë!”- mërmëriti ai. Oliveri vazhdoi të mbyllte faqet në kompjuter, kur ajo hyri në studion e tij, duke buzëqeshur. “ Si je, zemër? Po mbaron shënimet për studimin e Biblës për nesër ?” Ai u ngrit në këmbë, që ajo të mos e shihte ekranin dhe e përqafoi. “ Ti e di se do të jesh gati për të dhënë mësim nesër. ” Ajo e puthi dhe shkoi në dhomën tjetër. Oliveri u shemb në karrige. I kishte ndodhur dhe më parë kjo gjë, por kjo e sotmja ishte shumë afër. “ Përse i shoh këto gjëra? Përse nuk ndalem dot? Ndihem si dështak.” Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Shumicës së burrave, kur i pyesin për ato gjëra që nuk i harrojnë kurrë, u vijnë në mendje gjëra të tilla si: makina e parë që kanë patur, puna e parë, apo puthja e parë me dashurinë e tyre të vërtetë. E përbashkëta e të gjitha këtyre gjërave, është se ato i përkasin së shkuarës. Domethënë makina e parë është prishur prej kohësh, ndoshta ata kanë filluar një punë tjetër dhe puthja e parë e dashurisë së vërtetë, ka ndodhur shumë kohë më parë. Por është edhe një kujtim tjetër që shumë burra thonë se ende ndikon tek ata: hera e parë që kanë parë një grua krejt të zhveshur. Për një numër të madh burrash, kjo ngjarje ka filluar një betejë të gjatë me epshin dhe përdorimin e pornografisë. Por, unë kam një lajm të mirë: ka ende shpresë për një të ardhme ndryshe! Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Divorci mund të jetë temë delikate. Prindërit duan të besojnë se ndarja e tyre s’ka patur efekt negativ te fëmijët. Fëmijëtrriten me bindjen se ndikimi i atij divorci ka për t’u ulur me kalimin e kohës. Por a janë të vërteta këto mendime gjithë shpresë? Për këto do të flasim sot në programin Ngritja e Kampionëve. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Sot, do ta përfundojmë këtë seri me disa pyetje dhe përgjigje me autorin e këtyre mësimeve Kent Darsin. Meqë të rriturit me prindër të divorcuar i takojmë çdo ditë në shtëpi, në vendin e punës, në lagje dhe në kishë, jemi të bindur se të gjithë dëgjuesit tanë do të përfitojnë nga ky informacion me vlerë aktuale. Qëndroni me ne për këtë emision të rëndësishëm.…
Ne programet “Ngritja e Kampionëve” kemi shqyrtuar disa probleme sfiduese në këtë seri: zemërimi, mosfalja, mungesa e besimit, etja për babanë, por kjo është më e vështira. Si të vendosë dikush për ta ftuar babanë ose jo? Duket pothuajse sikur detyrohesh të zgjedhësh se cilin prind do më shumë. Duket e padrejtë të vendosesh në këtë lloj situate. Qëndroni me ne për të dëgjuar më tepër se si të veprojmë në këtë situatë? Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Ne programin “Ngritja e kampionëve” sot, do të diskutojmë se çdo të thotë vërtet falje dhe do të sqarojmë se çfarë nuk është falja. Ky është një emision që mund të na ndihmojë të gjithëve, kështu që qëndroni me ne. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Jezusi foli për rëndësinë e faljes, por të falësh dikë që të ka lënduar është shumë e vështirë. Për shumë arsye, falja mund të jetë tejet e koklavitur për të rriturit me prindër të divorcuar. Pavarësisht nëse ti vjen nga një familje e divorcuar apo situatë e ngjashme, ky diskutim do t’u japë mësime të vlefshme dhe inkurajim atyre që qëndrojnë nën hijen e një shkeljeje që duhet ta falin. Ndaj, qëndroni me ne sot ne programin Ngritja e Kampionëve. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Programi “Ngritja e kampioneve” kthehet për të diskutuar ankthin dhe shqetësimin e vazhdueshëm që mund të përjetojnë të rriturit me prindër të divorcuar. Nëse i ke prindërit e divorcuar, ose njeh dikë me familje të ndarë, ke për të përfituar së tepërmi nga kjo seri. Autori i programit po na mëson për mënyrat e ndryshme sesi fëmijët me familje të divorcuara i mbartin pasojat e divorcit me vete edhe pasi rriten. Shpresojmë se do të qëndroni me ne teksa përpiqemi ta ndërpresim ciklin e divorcit. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Programi i sotëm “Ngritja e Kampionëve”, do të na çojë në një zonë ku burrat kanë fuqi të jashtëzakonshme për të shëruar... ose për të shkatërruar. Sot, tema jonë është “Etja për Babanë” tek të rriturit që vijnë nga familje të shkatërruara. Çdo burrë duhet ta dëgjojë këtë mesazh të rëndësishëm. Qëndroni me ne. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Kent Darsi, themeluesi i Shërbesave për Fëmijët e Rritur të Divorcit, e përdori këtë histori për të ilustruar një arsye pse fëmijët me prindër të divorcuar kanë probleme me zemërimin. Sot, do të shqyrtojmë disa mënyra të frytshme për ta mposhtur problemin e zemërimit, ndaj qëndroni me ne. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Sot, do të vazhdojmë me serinë e emisioneve që shqyrtojnë arsyet pse të rriturit me prindër të divorcuar, shpesh, e kanë të vështirë të kenë marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjata. Autori i kësaj serie mësimesh, Kent Darsi, themeluesi i Shërbesave për Fëmijët e Rritur të Divorcit, siguron burime për ata që vijnë nga familje të ndara që t’i ndihmojë në thyerjen e ciklit të divorcit. Zemërimi është problem madhor te të rriturit me prindër të divorcuar. Dy emisionet në vijim do të shqyrtojmë disa nga arsyet pse, shpesh, zemërimi lidhet me divorcin e prindërve. Do të shohim disa metoda të frytshme për frenimin dhe uljen e zemërimit, kështu që qëndroni me ne. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Sot ne programin “Ngritja e Kampionëve” po vazhdojmë serinë e emisioneve që shqyrtojnë pse të rriturit me prindër të divorcuar shpesh e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjata. Synimi i Kent Darsit, themeluesit të “Shërbesave për Fëmijët e Rritur me prindër të divorcuar” është të sigurojë burimet që mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të divorcit, i cili është kaq i përhapur ndër të rriturit që dikur kanë qenë fëmijë me prindër të divorcuar. Shpesh, pasi çifti ndahet, fëmijët e tyre rriten dhe krijojnë martesa që dështojnë; edhe nipërit e tyre divorcohen. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Si ndjekës të Krishtit, ne jemi thirrur që të ndajmë lajmin e mirë të shpëtimit me anë të Jezus Krishtit dhe të kujdesemi për njerëzit që Perëndia i do shumë. Këtë do ta diskutojmë më në hollësi në programin e sotëm Ngritja e Kampionëve . Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
A ju pëlqen puna që bëni? Disa e shohin punën si mënyrë për të siguruar ushqimin e familjes dhe asgjë më tepër. Ndërsa disa të tjerë e urrejnë punën që bëjnë dhe e kanë tmerr kur shkojnë të punojnë. Ka dhe disa prej jush që po kërkoni punë, por s’po gjeni. Por pavarësisht situatës suaj së tanishme me punën, ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se çfarë mendon Perëndia për punën? Si burra që jemi, është shumë e rëndësishme që ta dimë këtë, ndaj qëndroni me ne sot në programin Ngritja e Kampionëve. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Sulmi ndaj të krishterëve ngaqë besojnë në Krishtin ka ndodhur që përpara se Jezusi të kryqëzohej. Por si duhet të përgjigjemi? Duhet të fshihemi? Apo duhet ta shpallim besimin me zë edhe më të lartë? Këtë çështje—që na prek të gjithëve që besojmë në Jezusin si Zot—do ta shqyrtojmë sot ne programin Ngritja e Kampionëve Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe të dielën në Radio Emanuel ora 16:00.…
Welcome to Player FM!
Player FM is scanning the web for high-quality podcasts for you to enjoy right now. It's the best podcast app and works on Android, iPhone, and the web. Signup to sync subscriptions across devices.